11.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: Jam i shokuar nga vendimi i gjykatës, do të ankohem

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me 25 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”.

I akuzuari kryesor për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të rende në bashkëkryerje dhe me njëmijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjetësh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Mirëpo vëllai i viktimës, Rrahim Uka, është shprehur i pakënaqur me këtë aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se do të paraqesë ankesë për ankimuar aktgjykimin e shpallur sot.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka treguar se do të paraqesë ankesë për të ankimuar aktgjykimin e shpallur sot.

“Si përfaqësues i familjes nuk e kemi pritur këtë vendim si duhet për arsye se tetë vjet kemi pritur që ky vendim ta sjellë dënimin meritor”.

“Si familje jemi shumë të zhgënjyer me këtë vendim të gjykatës. Rasti ynë ka qenë diçka shumë tragjik sepse pas vrasjes së vëllait, pas një muaji edhe babai ka pësuar infarkt. Ne kemi pritur shumë se ka qenë një vrasje e pastër, ka qenë në vendin e punës dhe ka lënë fëmijë”.

“Ne edhe një herë do të bëjmë ankesë dhe shpresojmë që edhe një herë do të marrë vendim gjykata”.

Sipas tij, edhe pas tetë vjetësh, drejtësia për të tretën herë nuk shkoi në vend.

“Nëse gjykata nuk na mbron neve, atëherë detyrohemi të mbrohemi vetë sepse jemi të shokuar me këtë vendim”.

Ndërsa, avokati Armend Krasniqi tha se ky dënim është i pamjaftueshëm.

“Unë si përfaqësues i palës së dëmtuar, konsideroi se një vendim i tillë lë shumë për të dëshiruar, pasi që dënimi prej 18 vitesh për vrasje të rëndë, aq më shumë për një rast ku dihet se një person tanimë nuk ekziston, konsiderojmë se është një dënim i ulët dhe me këtë rast, drejtësia nuk është vënë në vend”, u shpreh ai.

Krasniqi tutje tha se se me pëlqim të familjes do të bëjnë ankesë.

“Palët e pakënaqura kanë të drejtë që pas pranimit të aktgjykimit në formën e shkruar të parashtrojnë ankesë brenda afatit prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit. Unë kam marrë sot një udhëzim nga pala e dëmtuar, përkatësisht nga familja e të ndjerit që në këtë rast duhet patjetër që të bëhet ankimimi në Gjykatën e Apelit të Republikës së Kosovës dhe të presim që drejtësia të vihet në vend nga Gjykata e Apelit”, u shpreh tutje avokati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img