Site icon PrishtinaPress

Vëllai i Qëndron Kastratit thotë se po akuzohet për vepër terroriste sa ishte në Vetëvendosje

Ish-kandidati i Partisë Socialdemokrate, Gëzon Kastrati, i cili është vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se është njoftuar se ndaj tij dhe ndaj dy personave të tjerë është ngritur aktakuzë për vepër terroriste.

Sipas Kastratit, dy ish-aktivistët e VV’së dhe një aktivist tjetër akuzohen se kanë përgatitur koktej mollotovi.

Ai tregon se depotë e Vetëvendosjes ishin bastisur nga Policia më 1 shtator të vitit 2016, dhe thotë se nuk po e kupton se si ndodhi që pas tri vitesh, brenda dy muajve, të intervistohen e të njoftohen se u është ngritur aktakuza.

Shkrimi i plotë i Kastratit:

Sot pranova nje telefonate nga Prokuroria Speciale dhe u njoftova qe na eshte ngritur nje aktakuze per vepren “Pergatitja e veprave terroriste ose veprave penale kunder rendit kushtetues dhe sigurise se Republikes se Kosoves”

Bashke me Korab Korça (ish aktivist i VV-se, tash ne PSD) dhe Çlirim Gërbeshin (aktivist i VV-se) po akuzohemi per “Pergatitje te Vepres Terroriste”, kinse ne kemi pergatitur 648 koktej mollotovi qe jane “gjetur” ne depon e VV-se.

Me nje shpejtesi te papare, per rreth 2 muaj (edhe pse “provat” ishin te gatshme 3 vite me pare) jemi ftuar nje here nga policia dhe nje here nga prokurori per tu deklaruar dhe sot e kuptum qe na eshte ngritur aktakuze edhe pse zyrtarisht nuk na eshte kumtuar ende. Pra Gjykata as nuk na ka komunikuar gojarisht e as nuk na e ka derguar me shkrim njoftimin per ngritje te aktakuzes ndersa prokuroria na ka njoftuar qe mund ta marrim dosjen.

Spektakli policor ne depot e VV-se pati ndodhur me 1 shtator te vitit 2016, diten e protestes kunder Ratifikimit te marreveshjes per Demarkacion me Malin e Zi, 2 dite pas arrestimit nen akuzen per terrorizem te Astrit Deharit, Adea Batushes, Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Frasher Krasniqit dhe Petrit Ademit per kinse sulm ndaj Kuvendit te Kosoves.

Per qe eshte proces gjyqsor me prapavije politike jam i bindur. Thjeshte nuk po e kuptoj kohen dhe shpejtesine e trajtimit te kesaj lende te para 3 vitesh.

Nuk po e kuptoj a na eshte veshur kjo akuze per shkak te angazhimit politik te atehershem apo te sotshem?!

P.s. Paralelisht me zbulimin e motiveve te ketij procesi, lehtesisht do e vertetojme edhe pafajsine tone.

Exit mobile version