Vëllai i madh ka marrë një vendim të ashpër ndaj tre banorëve të Big Brother VIP Kosova. Ganiu, Besi dhe Ylli do të jenë të lidhur me pranga mes tyre deri në prime-n e radhës.
Përveç kësaj, ata kanë shkuar të tre në nominim, shkruan Paparaci.com.
Gjithashtu, ata do të flenë së bashku dhe nuk do të pinë alkool deri në prime-n e radhës.
“Me të përfunduar spektakli deri në prime-n e radhës, ju të tre do të jeni të lidhur me njëri-tjetrin me pranga, e vetmja herë që do të ndaheni është në tualet, bashkë edhe do të flini, deri në spektaklin e radhës e keni të ndaluar të flisni me banorët e tjerë dhe e keni të ndaluar përdorimin e alkoolit.”, tha Vëllai i madh.