4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vëllai i Liridonës: Dorasin s’e njoh, Kushtrim Kokallën e njoh mirë, ka qenë në shtëpinë tonë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra mizorisht javën e kaluar në Bërnicë të Prishtinës tha e njeh Kushtrim Kokallën, i cili dyshohet se i ndihmoi Naim Murselit në planin për vrasjen e bashkëshortes.

Ai thotë se e ka parë edhe Granit Plavën, dorasin i cili shtiu me plumb në qafë për ta vrarë Liridona Ademajn atë natë të 29 nëntorit.

“Bashkëpunëtorin, vrasësin, nuk e njohim. Personalisht vetëm kështu si figurë e kam parë ndoshta sepse këtu vend i vogël dhe shihemi. E të akuzuarin e dytë po, e njoh personalisht. Ka qenë ai në shtëpinë tonë disa herë sepse na lidhin çështjet familjare ndërmjet vete. Po, e njoh, e njoh shumë mirë. Naimin dhe Kushtrimin i njoh shumë mirë”, tha ai dje në një intervistë për Top Channel.

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim të treve, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img