Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, që dyshohet se u vra në sy të fëmijëve të saj, nga burri i saj Naim Murseli, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 10:00, do të jetë i pranishëm në konferencën e thirrur nga Prokuroria në lidhje me këtë rast.
Ai, u shpreh i hapur edhe për pyetjet e gazetarëve, në lidhje me këtë rast.
E plotë:
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve.”