Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjetës, tha se prokurorët e gjyqtarët në rastin e vrasjes së motrës së tij mund të jenë të kërcënuar nga pleqnarët e fshatit për të mos e zbardhur vrasjen, apo edhe të jenë korruptuar që fajtori të mos vihet para drejtësisë.
Ai tha se tashmë e kanë humbur besimin tek drejtësia në zbardhjen e vrasjes së motrës së tij, andaj për këtë arsye nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore.
“Ose munen me kanë të kërcënum nga ana e drejtësisë ose të korruptum, sepse pse për shembull m’u zhagit kaq shumë një rast. Diçka tjetër neve si familje që na shtyn për shembull me besu se o ka zhagitet ky rast ose diçka munen me kanë se munen me pas ndërhyrje nga ana e pleqnisë së fshatit, se këtu në fshat te na është për shembull nëse zbulohet një poshtërsi ose një diçka që ndodh mes veti qysh e thonë i del kishe zani i zi fshatit ose diçka, munen me pas edhe ndërhyrje nga pleqnarët e fshatit për moszbulimin e këtij rasti”, tha Pajazitaj në emisionin “Betimi për Drejtësi”
Për më shumë, ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Drejtësia e paarritshme për viktimat e vrasjeve”, i cili transmetohet në KTV, TV Arta dhe “Betimi për Drejtësi”.