Site icon PrishtinaPress

Vëllai i Donjeta Pajazitaj reagon pas ‘arsyetimit’ të Supremes për lirimin e Naser Pajazitaj: Ku ka pare s’ka drejtësi!

Vëllau i Donjeta Pajazitaj, Shkëlqim Pajazitaj ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.Supremja e arsyeton lirimin e Naser Pajazitaj me mungesën e provave të drejtpërdrejta që e argumentojnë fajësinë e tij.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Shkëlqim Pajazitaj, i cili provë më të madhe konsideron deklaratat e vajzës së Naser Pajazitaj ndaj babait të saj.

Reagimi i plotë:

Nuk e di a ka prov ma te madhe se kur nje femije i del kunder babait te ti, ateher vjen nje (?) e madhe si gjykata supreme e kosoves nuk arriti te fitoj nje bindje qe aj person ka kryer vepren penale (Vrasje)Sikur gjykata supreme te vlersonte ne menyr te drejt te pakten keto prova 2-3 prova do te fitonte te njejten bindje si shkallat tjera

1.Deshmin e vajzes se ti2.Kamerat

3.Arma me te cilen ju ka kerku me ekzaminu, nese nuk do te ishte ajo arma me te cilen u kry vrasja, ateher pse mos ta derzonte per ekzaminim pasi qe edhe prokoria i kishin thene nese nuk perputhen me gzhojat qe jan gjet ne vendin e ngjarjes me at arm ti ki me kon i lir4.Hartografia e ka than te kunderten, me ate qe deklaron mbrojtja e ti

Vetem me keto prova supremja do te fitonte bindjen sikur ti vlersonte ne menyr te drejt dhe korrekte, pa mar parasysh deklarat e deshmitarve, alibiaFjal e urt popullore ku ka pare ska #Drejtesi

Exit mobile version