“E kam parë debatin. Por nuk dua të deklarohem rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Bukoshi, duke iu referuar deklarimeve të Halitit, i cili ditë më parë tha se gjatë luftës së fundit në Kosovë e kishte mbrojtur nga tentimet për vrasje e marrje peng, Bujar Bukoshin.
Por kjo deklaratë e Bukoshit ka nxitur reagimin e Fazli Hajdarajt, vëllai të Smajl Hajdarajt, ish deputetit të LDK-së, i vrarë pas luftës në Kosovë.
“Fol ta marroftë zoti ftyrën! Pse s’po flet…”, ka shkruar shkurt Hajdaraj në faqen e tij, ku edhe ka shpërndarë deklaratën e Bukoshit dhënë për media gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se Smajl Hajdaraj, ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u vra më 17 janar të vitit 2002. Kjo vrasje, si shumë vrasje të pasluftës është cilësuar si vrasje politike./Gazetaexpress