Site icon PrishtinaPress

Veliu rikthehet në MPB, zotohet për luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se është rikthyer në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.

Veliu ka theksuar se mbetet i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën.

“Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurt, për luftë pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Veliu ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, por që më pas ishte shkarkuar nga ish-kryeministri, Albin Kurti.

Veliu u rikthyer në MPB me votimin e Qeverisë Hoti, të udhëhequr nga LDK.

Exit mobile version