Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu për Indeksonline thotë se liberalizimi duhej të ndodhte në vitin 2016.
Siç shprehet Veliu, atëherë kur edhe është konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.
Nëse Kosova merr lajmin e shumëpritur më 13 tetor, Veliu thotë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë meritë për këtë proces.
“Kjo qeveri aktuale nuk ka asnjë meritë për liberalizim! Meritat e kësaj qeverie janë për vonesën disavjeçare të liberalizimit, nese i mbani mend veprimet asokohe të kësaj shumice sot, kundër institucioneve të Republikës së Kosovës!”, theksoi Veliu për Indeksonline.