1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veliu priti ambasadorin Abbott, prioritet mbetet parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi Abbott për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.

Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçanti bashkëpunimi ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Veliu ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.

Ministri Veliu u zotua se do ta thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave, organizimit të trajnimeve, vizitave studimore dhe marrëveshjeve të ndryshme që kanë për qëllim funskionalizimin sa më të mirë të MPBAP-së.

Në anën tjetër Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jenë partnerë të Republikës së Kosovës ne fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img