2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veliu për zgjedhjet e parakohshme: Nuk po merrna me atë sport

Konventa e VIII-të e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe komunikata e lëshuar nga kjo parti ku thuhet se ata janë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje, kanë rritur zërat se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk janë larg.

“PDK është e gatshme për zgjedhjet parlamentare qoftë në afatin e rregullt, por edhe më herët nëse për këtë ka dakordim nga e gjithë spektri politik”, thuhet në deklaratën e djeshme e nxjerrë nga konventa e PDK-së, transmeton lajmi.net

Nga kjo konventë tërthorazi u kuptua që Kadri Veseli do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër, gjë që mund t’iu paraprijë zgjedhjeve të reja.

Madje sot mediat dhanë edhe data të ‘sakta’ në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Por nga partneri i koalicionit të PDK-së, nuk kanë dashur të japin asnjë prononcim për këtë çështje.

I kontaktuar nga lajmi.net, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu është shprehur shkurt: “Spo merrna me atë sport”.

Përqarja e koalicionit PDK-LDK është vërejtur gjatë ditëve të fundit, pas deklaratave nga Agim Veliu për zbardhjen e vrasjeve politike, gjë që shkaktoi reagim të ashpër nga i gjithë spektri politik.

Mungesa e numrave për votimin e demarkacionit, bojkotimi i Kuvendit nga Lista Serbe, dhe tash së fundi edhe kontradiktat mes Qeverisë dhe Presidentit për formimin e Ushtrisë, po cilësohen si precedent për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img