1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Veliu për Abdixhikun: Dikur e shante Rugovën, tash po e kopjon idhullin e tij Albinin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dje mungoi në mbledhjen e 10-të të partisë ku bën pjesë, mbledhje kjo në të cilën Lumir Abdixhiku mori konfirmimin për vazhdimin e mandatit të tij në krye të LDK-së, si dhe u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

E për lënien jashtë Këshillit të Përgjithshëm, Veliu tha se do të ishte utopike që të priste të jetë në, siç tha ai, autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke ia marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

Ai thotë se Abdixhiku dje përgatitje shfaqje, duke mobilizuar mercenarët për t’ia siguruar votat.

“Do të ishte utopike të prisja të jem në autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke mi marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë. Kryetari aktual i LDK-së, i cili para një dite përgatiti shfaqje, duke mobilizuar mercenarët, që ia siguruan votat nëpër nëndegë e degë t’ia mbushin edhe autobusët për ta finalizuar farsën e një procesi të manipuluar zgjedhor”, thotë Veliu.

Ai shprehet se “Lumiri i vogël që pretendon të duket i madh, që të duket ‘lider’, s’pati as kundërkandidatë dhe derisa dikur e shante LDK-në e Rugovës, tani e imiton Rugovën, ndërsa që në fakt e kopjonin Kurtin, si idhull të tij”.

“Lumirit të vogël, që po pretendon të duket i madh, nuk duhej lënë as kundërkandidatë, që të ngjasonte me një “lider”. Lumiri, djaloshi që dikur nëpër gazeta e shante LDK-në e Rugovës, tani pa dashje ndonjëherë thirret në rugovizëm e përpiqet ta imitojë Rugovën, duke pirë një kafe në “Elida”, në fakt në çdo hap e kopjon idhullin e tij, Albinin”, vlerëson Agim Veliu për Gazeta Blic.

Deputeti i LDK-së shton se me shpikjen e sloganit “Rruga e Re”, Abdixhiku po e çon autobusin në rrugë pa krye, derisa ajo është vazhdim i varësisë së tij ndaj rrugës së vjetër “Albin-Vjosë”.

“Ai, që e ka shpikur sloganin “Rruga e Re”, po e çon autobusin e LDK-së në rrugë pa krye. Pra, slogani “Rruga e Re” nuk është asgjë tjetër veç vazhdimësi e varësisë së tij ndaj rrugës së vjetër “Albin-Vjosë”, deklaron Agim Veliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img