Site icon PrishtinaPress

Veliu: Opozita kot e ka, Qeveria nuk rrëzohet pa marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së

Mocioni i mosbesimit për Qeverinë, i paralajmëruar nga kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk po e frikëson nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Ky i fundit thotë se opozita është e pafuqishme për të rrëzuar Qeverinë dhe se kjo Qeveri nuk rrëzohet pa marrëveshje nga partitë të cilat e përbëjnë ekzekutivin.

“Ata janë të pafuqishëm normalisht. Qeveria nuk rrëzohet pa marrëveshje të partive qe e kanë bërë Qeverinë. Pra, unë nuk pres se mocioni i votëbesimit do të gjejë mbështetje në Kuvend”, ka thënë Veliu.

Opozita, sipas tij, ka të drejtë të ngrisë mocione dhe se ata kanë të drejtë të bëjnë çdo kërkesë, e cila është e paraparë me Rregulloren e Kuvendit.

“Nuk pritet diçka tjetër nga opozita përveç këtyre veprimeve dhe deklarimeve. Opozita gjithmonë thotë se Qeveria nuk po punon dhe Kuvendi nuk po funksionon. Ato janë pretendime të opozitës të cilët duhet ta kenë mbështetjen edhe me votë. Nëse ata arrijnë më i bo votat është në rregull”, ka shtuar Veliu.

Javën tjetër pritet qe të takohen shefat e Grupeve Parlamentare për t’i harmonizuar qëndrimet për çështjen e këtij mocioni. Për të ngritur mocion votëbesimi në Kuvend nevojitën 40 nënshkrime. Ndërsa për të qenë i suksesshëm mocioni duhet të votojnë mbi 60 deputetë. Në të kundërtën brenda 90 ditëve nuk lejohet ngritja e mocionit të votëbesimit për Qeverinë.

Exit mobile version