Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj në Podujevë sot ka shënuar 33 vjetorin e themelimit, ku kanë marrë pjesë figura të saj të nivelit lokal e qendror.
I pranishëm aty është edhe ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.
Mirëpo Veliu nuk u prit në hyrje nga kryetari aktual Ekrem Hyseni, sikurse priteshin edhe personalitetet tjera, shkruan Raporto24.
I pyetur se a ka pas ftesë për pjesëmarrje në këtë tubim, Veliu ka thënë “Unë këtë shtëpi e kam bërë vet”.
Në janar të vitit 2022, Ekrem Hyseni ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.
Megjithatë emërimin e Hysenit në krye të LDK-së, Veliu e kishte konsideruar si shkatërrim.