Site icon PrishtinaPress

Veliu e quajti Osmanin përkthyese të Thaçit, reagon Bajqinovci: Mbrojtja më e mirë është sulmi!

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares Osmani, e cila në një intervistë iu adresua kolegëve  të saj nga partia duke iu thënë që “S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve”.

Veliu e ka quajtur Osmanin përkthyese të Thaçit, derisa i ka thënë se ajo propozuar të ishte një herë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës, por që kishte kishte refuzuar.

E në lidhje me këtë shkrim të nënkryetarit të Veliut, ka reaguar deputeti nga VV, Mefail Bajqinovci.

“Mbrojtja më e mirë? Sulmi.

Nga llogorja e Thaçit, nën kompleksin e defatorit të Thaçit, sulmon tjetrën si bashkëpunëtorë të Vetëvendosjes në kohen kur ky bashkëpunim pas vetës çertifikimin e votuesve të LDK’së.

Ajo çfarë nuk ka çertifikim të votës së LDK’së, është kthimi i kësaj partie në marionetë të Hashimit. I dëshpëruar se është zbuluar si violina e parë marionetave të Hashimit, shpërndanë sulme majtas e djathtas pa kurrfarë logjike”, shkruan deputeti i VV-së.

Exit mobile version