1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veliu akuzon Kurtin: Nuk pranoi të ndalonte punën e kazinove në Karaçevë sa e udhëhiqte Qeverinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se shumë kazino në Karaçevë të Kamenicës janë ndërtuar në kohën e Qeverisë Kurti. Madje, sipas Veliut në kohën kur po udhëhiqte këtë ministri në qeverinë Kurti, kishte kërkuar nga Albin Kurti që të ndalojnë këtë veprimtari, por që i njëjti nuk kishte pranuar. Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, duke thënë se Veliu po gënjen.

Veliu gjatë seancës ku po diskutohet për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës javë më parë, tha se shumë kazino janë ndërtuar edhe në kohën sa kryeministër ishte Albin Kurti.

“Një numër i kazinove është e vërtetë që punojnë atje, janë funksionale. Por, mos harroni që një numër i kazinove janë ndërtuar edhe në kohën e qeverisjes Kurti. Këtë ta kesh të qartë. Çështja e problemit me kufijtë me Serbinë është çështje që daton nga viti 1999 dhe i ka përcjellur gjitha qeveritë e deritashme, dhe nuk është çështje e 7 gushtit e këtej… Sa për informacionin tuaj incidenti në këtë vijë kufitare nuk është ky i vetmi. Prej 1 janarit 2008 deri më 14 gusht 2020, janë të raportuara 19 raste të tilla të shkeljeve të ndryshme që janë bërë në atë pjesë të kufirit. Nuk e kam ndërmend me u struk. Sa i përket çështjeve që i përmendi Selimi, më ka shkarkuar, por jeni shkarkuar të gjithë”, theksoi ai.

Sipas deputetit të LVV-së Arbër Rexhaj, deklaratat e Veliut janë të pavërteta, meqenëse në atë kohë ka qenë mbyllje totale dhe qytetarët nuk mund të kenë shkuar në kazino.

“Ministër ilegal, ju po thoni edhe të pavërteta. Thatë që hapja e kazinove ka ndodhur edhe në kohën e qeverisë Kurti. Kjo është për me qeshë, por nuk po qeshi këtu. Sepse ka qenë koha e pandemisë, mbyllje totale. Atë një orë a dy, sa kanë pasur qytetarët me dalë, veç nëse kanë shkuar në kazino. Mos gënjeni kaq hapur. Nuk i takon një ministri me gënjye kështu”, ka thënë ai.

Pas këtyre deklaratave, Veliu ka treguar se si në muajin shkurt ka kërkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, që të bëhet një operacion për mbylljen e kazinove atje, por që sipas tij, Kurti nuk kishte dhënë leje.

“Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti në Karaçevë janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Po tash po të them edhe diçka tjetër, në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, dhe shefi yt nuk ka pranuar. Shko pyete”, ka shtuar ai.KP

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img