1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Veliu akuzon Abdixhikun se po shkel statutin e LDK-së: Po tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri i degës në Podujevë

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar ndaj thirrjes për një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës së LDK-së në Podujevë, ku është raportuar se do të zgjedhet kryetari i ri i degës.

Sipas medieve lokale në Podujevë, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, sot me fillim nga ora 12:00 do të nis procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të degës.

Për ky veprim sipas Veliut është kundër statutit të partisë dhe i paligjshëm.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku se është duke shkelur mbi statutin e partisë.

“Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata që vitin e kaluar i dhanë goditjen e parë degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga kompetenca kryetarin dhe kryesinë e degës, po vazhdojnë misionin e tyre të shkatërrimit të degës. Të njëjtit, në krye me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, sërish duke shkelur mbi statutin e LDK-së, qenkan mobilizuar gjatë natës dhe në mënyrë klandestine paskan thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës në Podujevë”, shkruan Veliu në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se “Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”.

“Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img