Site icon PrishtinaPress

Vela thotë se KE-ja e ndryshoi raportin për Kosovën pas takimit të Osmanit me Von der Leyen

Komisioni Evropian e ka pranuar se në “raportin e pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, gabimisht i ka kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që të vendosin regjim vizash ndaj Kosovës.

Sipas Blerim Velas, i cili është këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ky ndryshim ka ndodhur pas takimit të saj me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që po zhvillohet në Tiranë, në kuadër të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Pas bisedës së sotme të presidentes Vjosa Osmani me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter dhe ka shërndarë një artikull të titulluar “KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës”.

Klikoni në likun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje./Prishtinapress/

Exit mobile version