1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vela ia numëron Petkoviqit shkeljet e Serbisë ndër vite

Blerim Vela, shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ia ka numëruar Petar Petkoviqit, kryenegociatorit serb, shkeljet që Serbia ua ka bërë ndër vite marrëveshjeve të Brukselit.

Të hënën, presidentja Osmani në Twitter shkroi se për 24 orë Serbia i ka bërë dy shkelje të marrëveshjeve të fundit, duke ndërhyrë në zgjedhje dhe duke lobuar e votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Petkoviqi i reagoi duke thënë se “kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me gjasë i referohet Asociacionit të komunave serbe”. “Obligimet e Prishtinës në këtë aspekt përshkruhen në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes dhe deri sot, 10 vjet më pas, rezultati është zero. Guximi i Osmanit që të predikojë për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit është absurd, por absurditeti është fjala më e mirë për ta përshkruar filozofinë politike në Prishtinë. Zgjedhjet e djeshme e konfirmuan këtë”, ka shkruar më tej Petkoviq në mbrëmjen e së hënës.

E në përgjigjen e tij, Vela i ka thënë Petkoviqit se me votën kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia ka shkelur nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit dhe se duhet të ndëshkohet.

“Petre, mos leh! Dje Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: ‘Serbia s’do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës duhet të penalizohet. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëhershme, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë: vula doganore, diplomat universitare, IBM dhe lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e veturave, dokumentet e kadastrit, energjia”, ka shkruar Vela në Twitter në përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img