Site icon PrishtinaPress

Vela i përgjigjet Vuçiqit: Asnjë çeçen apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një postim në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Aleksandar Vuçiq.

“Një grup separatistësh kaukazianë, kundërshtarë të presidentit të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po qëndronin në veri të Kosovës. Ata ishin aty me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur në veri të Kosovës. Është regjistruar qëndrimi i një grupi të përbërë nga Ahmed Ruslanoviç Bakajev dhe Idriz Azarsanov”, deklaroi Vuçiq një ditë më parë, sipas mediave serbe.

Vela tha se asnjë shqiptar nuk i është bashkuar luftës në Ukrainë dhe asnjë çeçen ose çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës.

“Mediat pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga #Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë; Asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”, ka shkruar Vela.

Exit mobile version