Shefi i Stafit të Presidentes Blerim Vela ka bërë një reagim pasi Gjykata në Kralevë i la në paraburgim tre policët kosovarë.
Vela ka thënë se Serbia është një banana republikë ku s’ka ligj. Sipas tij, mediat e regjimit fillimisht rastin e policëve e raportuan rrejshëm si “sulm terrorist”, ndërsa tani gjykata po i akuzon për armëmbajtje pa leje.
“Serbia nën Vuçiqin është një banana republikë. Mediat e regjimit atje rrejshëm e portretuan “sulm terrorist” arsyen e rrëmbimit të zyrtarëve policorë të Kosovës. Tani, Gjykata në Kralevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje., Vuçiq duhet t’i lirojë menjëherë policët”, ka shkruar Vela.