Site icon PrishtinaPress

Vela: Bërnabiqi, fikus politik i Vuçiqit e cila vepron si kryeministre e Serbisë

Blerim Vela, shefi i kabinetes së presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ishte munduar që të ndërhyjë në zgjedhjet që po mbahen në veri, duke shtuar se ky shtet e pati të pamundur këtë dhe thotë se tani liderët atje janë duke bërë sulme qesharake.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, i ka komentuar deklaratat e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila i ka akuzuar ndërkombëtarët për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Mbreti i çmendur Vuçiqit ka një numër të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë fikus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan, ata janë të zhveshur dhe po bëjnë sulme qesharake!”, ka thënë Vela./PrishtinaPress/

Exit mobile version