Site icon PrishtinaPress

Vela: Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Beogradi po shndërrohet një kryeqytet të ideologjive politike ekstreme.

Vela tha se kryeqyteti i Serbisë, në muajin korrik ishte mikpritës i lëvizjeve rinore të majta ekstreme (komuniste).

“Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste WFDY”, tha Vela.

Ai theksoi se në Beograd ka edhe frymë të theksuar të së djathtës ekstreme, edhe ajo si dhe e majta ekstreme përfaqësojnë qëndrimin kundër Kosovës, duke kundërshtuar kështu NATO-n për ndërhyrjen në vitin 1999.

“Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, theksoi shefi i stafit të presidentes.

Exit mobile version