Blerim Vela, Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, thotë se Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, duke u përpjekur t’i tërheqë nga gara kandidatët e komunitetit serbë.
Këtë të diel, më 23 prill, në katër komunat në veriun e Kosovës, pra në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme lokale.
Vela i Presidencës thotë se Serbia po provon të mos i lë në garë serbët, që kanë vendosur të kandidojnë në zgjedhjet e shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani.