Site icon PrishtinaPress

Vehbi Kajtazi me ekskluzive: Tregon emrin e zyrtarit të AKI-së që ia dërgoi lajmin Rilind Gërvallës

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka shokuar me informacionin e fundit, duke treguar se një zyrtar i AKI-së, është i përfshirë në rastin e RTK-së…

“Kjo rrenë, ky lajm i rrejshëm, u botua në ni media në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur ‘Bosna e lirë’. Ky medium udhëhiqet nga një person që ka qenë agjent i KOS-it, Shërbim Sekret ushtarak i Jugosllavisë që ka pasë kompetenca më të mëdha se UDB”

RTK që tashmë është mjet propagandë, përkatësisht mjet i pushtetit për t’i luftu të tjerët që për mu nuk ka ndodhë rastësisht. Ata e bënë një lajm me burime, që gjoja Berat Buzhala dhe Ilir Mirena paguhen nga Radojciqi.

Ne kemi shtet, kemi Policinë, kemi AKI-në, kemi FIT-in, kemi prokurorinë dhe do të duhej që shteti t’i verifikonte të gjitha këto pretendime nëse kanë ardhe këto para dhe si kanë ardhë. Paratë nuk vijnë nga qielli ose duhet të ketë transaksion banker ose kesh. Nëse nuk ka asnjë provë, në asnjënrën, e gjitha është propagandë.

Filli i kësaj në bazë të deklarimeve të gazetarëve, redaktorëve dhe drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla një anëtar i VV që është instaluar në RTK që tash është kthy në një mjet propaganda, deklaroi se ky shkrim erdhi nga AKI.

Meqë ai e hodhi këtë hipotezë që për mu është e saktë, se AKI e ka dërgu atë shkrim, atëherë unë po tregoj se zyrtari që e ka dërgu këtë shkrim është D.S., zyrtar për luftë hibride në kuadër të AKI-së (Emrin është publikuar nga gazetari Kajtazi). 

Pra ky zyrtari i AKI-së, merr një shkrim, ia dërgon Rilind Gërvallës dhe i thotë publikoje dhe ata e publikojnë dhe kur publikohet zbulohet një skandal i këtij montimi…

Exit mobile version