Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas takimit të Kurtit me shefin e CIA-s.
Ai ka thënë se ky i fundit, i ka takuar tre liderë që punojnë kundër interesave amerikane. Sipas tij, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës.
Kajtazi ka theksuar se për shefin e CIA-s ka qenë e panevojshme të vizitohet Kroacia, Maqedonia apo Shqipëria, sepse janë anëtare të NATO-s.
Postimi:
Po shoh te ekzaltuar dhe te deshperuar per takimin e Albin Kurtit me shefin e CIA-s.
O te nderuar,
Shefi i CIA-s ka takuar vetem tre lidere ballkanike qe punojne kunder interesave amerikane – Dodikun qe eshte ne liste te zeze te Amerikes, presidentin e Serbise qe punon kunder interesave amerikane ne Ballkan dhe Albin Kurtin qe punon me shume sesa Vuçiqi kunder interesave amerikane ne Ballkan.
Besomni te nderuar, se shefi i CIA-s as nuk i ka lane me fole asnjerin prej tyre.
Ka sjell vetem nje mesazh: ju shti ne cerkullar.
A ia keni ba nje vetes nje pyetje? Pse shefi i CIA-s nuk shkoi ne Kroaci, ne Maqedoni, ne Mal te Zi e Shqiperi?
Sepse jane anetare te NATO-s.
Vetem Serbia, Kosova dhe Republika Serbe e Bosnjes paraqesin probleme per Ameriken.