Për Vedat Muriqin, sot është një ditë e veçantë.
Futbollisti kosovar e feston sot ditëlindjen e 29-të.
Dhe, si e do tradita, “Pirati” është pritur me brohoritje nga shokët e skuadrës tek Mallorca.
Gjithashtu, atij i është formuar “tuneli” i zakonshëm nga bashkëlojtarët, të cilët me këtë rast “e kanë rrahur”, me shaka.
“Kalimi më i vështirë”, ka shkruar Mallorca në rrjetet sociale.
E pasi doli nga “tuneli”, përfaqësuesi kosovar i kishte disa fjalë për shokët e skuadrës.
“Do ta vras dikë këtu”, ka thënë Muriqi, i cili para se të hynte në “tunel” tha se do të kalonte i qetë.