Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë për muajin maj në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.
Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.
28-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Mallorca në sezonin 2021/22, pavarësisht se te kjo skuadër kaloi në janar si i huazuar nga Lazio.
Muriqi e ndihmoi skuadrën për të siguruar mbijetesën.
Kësisoj, sulmuesi prizrenas e ka fituar çmimin “Lojtari i Muajit” maj në La Liga.