Site icon PrishtinaPress

Vedat Muriqi i shënon gol Sunderlandit dhe konfirmon superformën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqej me fanellën e Mallorcas edhe në ndeshjet para-sezonale.

Muriqi apo siç i thonë në Spanjë “pirati” ka shënuar gol kundër Sunderland, në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin e famshëm “of Light”.

Lojtari “Dardan” realizoi me kokë një gol tejet të bukur, duke mposhtur kështu me lehtësi portierin kundërshtar.

Muriqi gjatë miqësoreve me ekipin spanjoll ka qenë në formën më të mirë të mundshme, duke i dërguar selam gjithë ekipieve kundërshtare në La Liga.

Exit mobile version