Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është në formën jetësore.
Edhe në këtë javë super sulmuesi kosovar ka shënuar gol, transmeton Indeksonline.
Muriqi shënoi në ndeshjen kundër Atiker Konyaspor në minutën e dytë, duke ia rrëmbyer për mrekulli topin njërit nga mbrojtësit kundërshtar.
Ndeshja ende është duke u luajtur dhe rezultat është 0-1 në të mirë të Rizespor.
Muriqi për momentin ka 11 gola të shënuar dhe 6 asistime këtë sezon në Super Ligën turke, duke qenë kështu golashënuesi i katërt më i mirë në Turqi.
Nëse skuadra e Muriqit fiton sot, atëherë do të grumbullonte 34 pikë, gjashtë më pak se zona që dërgon në Evropa Ligë.
Kjo formë e mirë shpresojmë që Muriqin ta përcjellë edhe në ndeshjet me kombëtaret.