5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vedat Gashi përzgjidhet në mesin e njerëzve më të fuqishëm në Westchester të Amerikës

Shqiptaro amerikani me prejardhje nga Kosova, Vedat Gashi i cili është i angazhuar në jetën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është renditur i 16-ti në mesin e 100 personave më të fuqishëm në Qarkun e Westchesterit të New York City.

Përzgjedhja e Gashit në mesin e top 100-shes së liderëve më me ndikim në këtë qark u bë nga kompania mediale me seli në New York City “City & State”.

Duke e lavdëruar punën e Gashit, kjo media e cila publikon edhe një revistë të përjavshme shkruan se ai ka luajtur një rol të veçantë për Qarkun e Westchesterit.

“Vedat Gashi siguroi mbështetje për ofertën e tij parësore për të rrëzuar republikanin Jamaal Bowman, duke marrë miratimin nga ish-deputetët Eliot Engel dhe Nita Lowey si dhe zyrtarë të tjerë lokalë”, shkruan  “City and State” e cila mbulon edhe zhvillimet politike dhe ato të qeverisje lokale në këtë pjesë të New Yorkut. “Gashi – një refugjat politik nga Kosova – u bë kryetar i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut të Westchesterit në maj, personi i parë me prejardhje shqiptaro-amerikane dhe besim mysliman që mbajti këtë rol. Në vëzhgim të tij, qarku ka zgjeruar shërbimet duke balancuar buxhetin”

Shqiptaro-amerikani Vedat Gashi më 27 maj të këtij viti me 15 vota u zgjodh kryetar i Bordit të Ligjvënësve (Kuvendit) të Qarkut të Westchesterit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img