8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

Vedat Bajrami flet për herë të parë për ndarjen e “Stupcave”

Ndarja e “Stupcave” muaj më parë bëri bujë të madhe mediatike. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë e Vedat Bajramit, i cili kishte thënë që “Stupcat” do të rikthehen.

Pas kësaj kishte reaguar edhe Osman Azemi i cili kishte njoftuar se nuk do të ketë një rikthim të “Stupcave”, por që do të mbetën në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare, shkruan paparaci.

Çështja e tyre kishte përfunduar në gjykatë ku Osman Azemi kishte kërkuar që të mos përdoret emri “Stupcat” pa lejen e tij deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në lidhje më këtë, ka folur për herë të parë Vedati me njërin nga ish-banorët e shtëpisë së BBVK-së, Fisnik Junikun i cili është futur në shtëpi për disa orë.

Vedati zbuloi se të tre akoma janë aksionarë në YouTube, ku theksoj se secili ka të drejtën e tij që të zhvillojë karrierën vetëm, shkruan paparaci.

Ai thekson se secili ka të drejtën e tij të zhvillojë një karrierë vetëm, por që zyrtarisht janë akoma të tre aksionarë në YouTube.

“Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh”, tha ai.

“Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, vazhdoi më tej artisti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img