Vedat Bajrami sot në natën Prime të Big Brother VIP Kosova është shfaqur fillimisht në rolin e opinionistit, në vend të Olti Currit.
Por pak më vonë u kuptua se aktori i ish-grupit “Stupcat” do të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Vedati është banori më i ri që është futur në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ai u shpreh i lumtur se është pjesë e këtij reality shou, duke theksuar se ka qenë edhe më përpara në një format të tillë.
“Dua të përshëndes publikun. Po flas shkurt. Arsyeja se po hi brenda është se më së pari po iki nga borxhlinjtë. Kam qejf të sfidohem. Çdo lojë ka rregulla. Duhet respektuar rregullat brenda”, tha ai.
Duke e njohur tashmë tipin e tij prej shumë vitesh në skenë, ai tutje tha se do t’i dhurojë shtëpisë humor e kulturë.
E veç Bajramit, javën e kaluar në BBVK hynë edhe katër banorë të tjerë të rinj.