Site icon PrishtinaPress

“Veç parkoje ma mirë” Lufta mes grupeve i nxjerrë telashe ministres Nagavci, konfrontohet me policinë për parkimin e veturës

Dy lokacione në Lagjen e Muhaxherëve u bllokuan mbrëmjen e së martës pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të familjes së Sali Sekiraqës.

Rrugët u bllokuan për kalimin e banorëve. Ndër ta ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci e cila kishte një konfrontim me policinë për parkimin e veturës.

Duke i parë shiritat dhe gjendjen e vendin, ministrja parkoi veturën krejt afër vendit të ngjarjes. Për këtë u çartua nga polici i cili i kërkoi ta largonte veturën.

Exit mobile version