-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Veç me dorë ka reaguar”, familjari i gruas që vdiq gjatë trajtimit te dentisti, tregon si ndodhi ngjarja

Baki Shala, xhaxhai i Fatonit, bashkëshortit të gruas që vdiq në Malishevë pasi shkoi për trajtim mjekësor te dentisti, deklaroi se nipi i tij dhe e gjithë familja janë të shokuar dhe të prekur shumë nga ky rast.

Ai tregoi se nipi dhe nusja kishin ardhur nga Italia për pushim në Kosovë dhe se i kishin mbetur edhe dy ditë për t’u kthyer atje.

“Ka shkuar te dentisti për ta hequr dhëmbin. Në momentin kur i ka dhënë injeksionin, ajo aty është ënjtur dhe nuk ka mundur të flasë më absolutisht. Veç me dorë ka reaguar dhe i ka humbur ndjenjat në ordinancë”.

“E kanë dërguar me emergjencë për Prishtinë, qysh flitet pa shenja jete e kane çuar atje. Ajo sëmurë s’ka qenë asnjëherë, kurrë s’ka pasur ndonjë sëmundje”.

“I ka marr në qafë fëmijët jetimë – të madhin 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç”, deklaroi Shala për Klanin.

Tutje ai shtoi bashkëshorti i së ndjerës është i shokuar dhe ndjehet shumë keq, dhe se me dentistin në fjalë nuk kanë pasur punë më herët, veçse e kanë dëgjuar si emër.

“Mjekësia nuk ka kujdes absolutisht, veç paret me t’i marr. Ishalla drejtësia e çon punën e vet në vend dhe të marrin masa që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”.

Familjari i së ndjerës bëri të ditur se e kishin lajmëruar që obduksioni tashmë është kryer dhe se janë duke u marrë vesh për orën e varrimit.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img