Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka dështuar të mbajë mbledhjen e paraparë për në ora 09:00 të enjten.
Në sallë kishte ardhur vetëm zëvendëskryetari i parë, Hydajet Hysëni.
Në rend ditë Komisioni kishte shqyrtimin e Projektligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtura, më 9.12.2022;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal;
5. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 08/L-l 73 për Sigurinë Kibernetike, me raport amandamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes;
6. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 08/L-166 për Tubimet Publike, me raport amandamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes;/Prishtinapress/