Home Lajme Vdiq një person, dalin detaje për aksidentin mes trenit dhe veturës në...

Vdiq një person, dalin detaje për aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë

Një person ka vdekur dje, pasi derisa ishte duke e vozitur veturën është përplasur me një tren udhëtarësh.

Sipas policisë, në emergjencën e Spitalit të Pejës është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Klinë 06.07.2023-12:45.  Raportohet për një aksident trafiku në mes  trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version