Këtë të enjëte volejbollistja italiane, Julia Ituma është gjetur e vdekur para objektit të hotelit në të cilin qëndronte.
17 vejçarja e cila së bashku me ekipin e saj gjendeshin në Stamboll për të luajtur në ndeshjen e Champions League, në orët e parë të mëngjesit kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit.
Nuk janë ende të qarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia turke po heton. Mediat publikuan edhe pamjet e fundit të saj rreth mesnatës në korridoret e hotelit përpara se të hynte në dhomë.
Julia Ituma e lindur në Milano nga prindër nigerianë i ishte bashkuar Novara këtë sezon të Serie A1, pasi u transferua nga Club Italia./PrishtinaPress/