Është ndarë nga jeta ditën e djeshme veterani i luftës së UÇK-së, Selver Lladrovci, pas një aksidenti tragjik në komunikacion.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Lladrovci, ku kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.
“Njoftim Familja Lladrovci, njofton bashkëqytetarët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i Selver Lladrovcit do të bëhet sot, në ora 15:00, në Varrezat e fshatit Gllanasellë, komuna e Drenasit”.
Lladrovci ka qenë veprimtar i devotshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe ushtar i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njoftimi i familjes:
Njoftim Familja Lladrovci, njofton bashkëqytetarët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i Selver Lladrovcit do të bëhet sot, në ora 15:00, në Varrezat e fshatit Gllanasellë, komuna e Drenasit. Veterani i UÇK-së Selver Lladrovci i cili dje humbi jetën tragjikisht në aksident të komunikacionit, ka qenë veprimtar i devotshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe ushtar i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai me bindje dhe angazhim, nga rinia e hershme i takonte brezit më të vendosur për çlirimin e vendit. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm. Familja e veteranit të UÇK-së Selver Lladrovci./Prishtinapress/