Është ndarë nga jeta veprimtari i shquar i LDK-së, Mehdi Arifi.
Figura të rëndësishme të LDK-së kanë ngushëlluar vdekjen e të ndjerit.
Kandidati nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit komunale, Ekrem Hyseni ka thënë se jeta dhe veprimtaria e tij do të mbeten të përjetshme në kujtimet e tyre.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës (lagjeja e Mavriqve), kanë njoftuar familjarët e të ndjerit.