-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vdes solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha

Në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha.

Mbesa e së ndjerës, Ajola Xoxa përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi vdekjen e Vandreshës në mbrëmjen e djeshme.

“Gjyshja ime e mirë, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qetë dhe në paqe, siç e jetoi të gjithë jetën e saj, rrethuar nga njerëzit e dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashtë, dhe tek ne një dhimbje pambarim”, u shpreh Xoxa.

Homazhet për Vendreshën do të kryhen të premten paradite në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Ajo i dha aq shume Shqipërisë së saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte ne jetën e vet. Homazhet do te kryhen nesër, 30 shtator, nga ora 10:00 deri ne 12:00 ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi ne orën 13:00 ne varrezat e Tufinës.”, përundoi ajo.

Ganimet Vendresha në vitin 1949, mbaroi shkollën artistike Jordan Misja në Tiranë, në klasën e pianos dhe më pas filloi të punonte në Ansamblin e Këngës dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare. Më 1 maj të vitit 1950, ajo bëri debutimin e saj si soliste, duke kërcyer në skenën e Filarmonisë, në një koncert të rastit.

Në nëntor të vitit 1950, ajo filloi të studionte në Moskë, ku studioi në shkollën e vallëzimit klasik në Teatrin Bolshoi. Së bashku me ekipin Bolshoi ajo luajti në turne në 9 Republika të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ajo u kthye në Tiranë në gusht të vitit 1956 dhe u angazhua si soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit. Deri në vitin 1981 ajo ishte solistja e parë e kësaj skene, vallëzoi në të gjitha premierat e përgatitura nga ekipi i Teatrit.

Ndërkaq kujtojmë se në vitin 1963 ajo u shfaq në rolin e Hajrijes në baletin e parë në Shqipëri, Halili dhe Hajria./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img