Një grua shtetase e Serbisë ka vdekur në QKUK.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
Trupi i pajetë është dërguar në IML.
Raporti i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë 27.04.2024 -13:02. Është raportuar se viktima femër shtetase e Serbisë, e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.