Ka vdekur profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.
U.d e presidentes, Vjosa Osmani ka thënë për Grudën se shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
“Lamtumirë Profesor! Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Ndërkaq, Osmani ngushëllon familjen e profesorit Gruda.
“Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor”, tha ajo.