Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e mërkurë në Skenderaj.
Policia bën të ditur se një nënë ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku i është keqësuar gjendja, dhe pasi ishte dërguar për trajtim ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:16.
“Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.