Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Fushë Kosovë, ku një grua ka raportuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj shtatë muajsh ishe pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 08:00.
“Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti në hetime.