Site icon PrishtinaPress

Vdes një shtetase e huaj gjatë skijimit në Brezovicë, doli nga pista dhe u përplas për një lisi

Një shtetase e huaja ka vdekur në Brezovicë, ku gjatë skijimit e ka humbur kontrollit dhe është goditur për një lis në zonën e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Ardian Grazhda nga ekipi i kërkim-shpëtimit, i cili tha se kufoma vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes.

“Kufoma është ende tek vendi, ku po e presim prokurorin. Ka dalë jashtë pistës, e ka humbur kontrollin dhe është goditur për një lis. Burri i saj na ka treguar se shenja jete nuk ka. Janë shtetas të huaj”, tha Grazhda.

Ndërsa, në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se shkaku i këtij incidenti dyshohet se ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.

Exit mobile version