Home Baner Vdes një shtetas serb në Malishevë, policia nis hetim

Vdes një shtetas serb në Malishevë, policia nis hetim

Një shtetas serb ka vdekur në Emergjencë në Malishevë. Sipas policisë, i njëjti ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Rr. Adem Jashari, Malishevë 11.02.2022 – 07:45. Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version