Ka vdekur një punëtore e një furre të bukës në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani për Gazetën Nacionale ka thënë se punëtorja ka rënë në vendin e saj të punës pa ndjenja në tokë.
“Gjatë ditës kemi marrë informacione se një punëtore ka rënë në vendin e saj të punës pa ndjenja në tokë. Policia dhe ekipa mjekësore kanë dalur në vend ngjarje, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.” – ka deklaruar Elshani.