Një vdekje e dyshuar është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, viktima ka vdekur derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër në Prishtinë.
“Dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/